Katy Perry dhe partneri i saj Orlando Bloom mirëpritën fëmijën e tyre të parë në muajin gusht. Ata u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Daisy Dove.
Së fundmi ata kanë udhëtuar drejt Venecias, dhe duket që po e shijojnë pafund kohën që po kalojnë së bashku.
E ulur përkrah të fejuarit të saj të pashëm, ylli i popit dukej më e lumtur se kurrë, teksa po shëtisnin me gondolë këtë të mërkurë.

Katy më pas teksa mbante në krahë të voglën e saj 10-muajshe, nisi të eksplorojë pamjet e Venecias me Orlandon, 44 vjeç.