Elvana Gjata publikoi para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.
“Loti” erdhi i veçantë për publikun shqiptar jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e të kënduarit, ndaj u dashuruam me këtë projekt të ri të Elvanës.
E në fakt, kush nuk e pëlqeu? Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë në InstaStory këngën e Elvanës, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/18/auto_111-11624002925.jpg)
Të njëjtin postim, këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i është bërë dita njëmijë.
“Kjo e përmbushi ditën time! Faleminderit mbretëreshë! Të dua”- shkroi Elvana krahas videove.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/18/auto_221624002921.jpg)