E bukura e Pejës, por edhe e gjithë Kosovës, Arbnora Ademaj e ka bërë Turqinë shtëpi të dytë.
Prezantuesja, modelja dhe aktorja e njohur kosovare po shijon suksese të shumta kohëve të fundit në botën e televizioneve turke, ku shumë shpejt do ta shohim në serialin më të ri turk, në një nga televizonet më të njohura atje “Kanal D”.
E gjithë këtë sukses bukuroshja sigurisht ia kushton edhe familjes së saj, që për të janë njerëzit më të dashur.
Ajo së fundi ka publikuar në profilin e saj në Instagram imazhe të shumta bashkë me prindërit, duke shijuar shëtitjet në qytetin e bukur të Stambollit.
“Se familja eshte e shenjte ” ka shkuar ajo.
Nuk ka rëndësi sa lart arrin në karrierë e sa e suksesshme bëhet, ajo gjithmonë do të jetë falenderuse prindërve e familjes së saj.



