Nëse jeni kuriozë të dini si dukej Afërdita Dreshaj 10 vite më parë kur përfaqësonte Kosovën në “Miss Universe”, ne do t’ju tregojmë një video që ka bërë nostalgjike edhe vetë këngëtaren.
“Aw ky moment”, ka shkruar Afërdita në videon e ndarë, ku dëgjohet emri i Kosovës që është kualifikuar në fazën tjetër dhe reagimi plot emocione për të.
Ajo çfarë bie në sy është siguria në sfilatën e Afërditës, me flokët gështenjë asokohe dhe buzëqeshjen e përhershme në fytyrë.
Pyetja e parë që na vjen në mend është një dhe e vetme, a do t’i kthehej Afërdita një sfilate të tillë?

