Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Fjala është për reperen Melinda Ademi, e cila gjatë ditës së sotme (e hënë) ka ndarë një set të mahnitshëm fotografish.
25 vjeçarja, e cila numëron një milion ndjekës vetëm në Instagram, duket atraktive në pozat me fustan blu.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/21/auto_011624292689.png)
Krijuesja e “Mëkatare” ka vënë në pah linjat trupore, duke qenë se komentohet tejet shumë edhe nga publiku.
“A ju ka marrë malli për koncerte? Shumë dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/21/auto_021624292692.png)
Imazhet për pak kohë kanë marrë dhjetëra komente e mbi 14 mijë pëlqime nga miqtë dhe fansat.
Ndryshe, me lehtësimin e masave kanë filluar edhe mbrëmjet e ahengjet e ndryshme muzikore pas më shumë se një viti.