Kur Sky Blue e zë gjumi, mami Afërdita nis ta shohë të voglin e saj në foto e video duke mos u mjaftuar me bukurinë e tij.
“Je kaq perfekt zemër. Kur ti fle unë thjesht shikoj fotot dhe videot e tua”, ka shkruar këngëtarja krah fotos së të birit, për të cilin deri më tani ka treguar se është një fëmijë shumë i qetë.
Me copëza të vogla fotosh e momentesh, Afërdita ka treguar se po e shijon siç duhet mëmësinë me Sky Blue.

Me ardhjen e tij në jetë, impenjimet kanë vazhduar njësoj, ajo i është rikthyer palestrës dhe tanimë është sërish në formë.
Dhe të gjitha këto sepse siç ka thënë vetë ajo, sepse Sky është një fëmijë shumë i mbarë.