Ata kanë qenë në lidhje dashurie qysh se nga qershori i vitit 2019.
Dhe, Dua Lipa dëshmoi se është më e dashuruar me Anwar Hadid se kurrë ndërsa ndau momente të bukura për të shënuar ditëlindjen e tij të 22-të.
Këngëtarja, 25 vjeçe, ndau një seri imazhesh të dashura për veten e saj dhe bukuroshin model, pasi deklaroi: ‘Ti e bën botën time shumë më të mirë!’.
Dua ndau disa çaste të çiftit gjatë gjithë marrëdhënies së tyre derisa nuk munguan edhe ato nga pushimet.
Ndërsa një tjetër e sheh dyshen duke u relaksuar në shtrat me qenin e tyre Dexter.
Me titullin e postimit romantik, ajo shkroi: ‘Urime ditëlindjen i dashur @anwarspc një tjetër xhiro rreth diellit … ti e bën botën time shumë më të mirë’.
Tutje shtoi: ‘Jam me fat që të dua dhe jam e dashura jote. Mezi pres të festoj me ju sot’.