Sipas tyre, ndarja ka ndodhur disa javë më parë, raporton “Page Six”.
“Ata po merren vesh. Nuk ka dramë,”- tha një burim, duke shtuar se ndarja është miqësore.
Kardashian dhe Thompson janë prindër të vajzës 3-vjeçare True dhe do të vazhdojnë të jenë të dy të pranishëm në jetën e së bijës.

Sipas burimit, çifti u nda menjëherë pasi modelja e Instagramit, Sydney Chase, pretendoi gjatë një interviste në prill se pati një lidhje me lojtarin e “NBA-së” në vjeshtë.
Lajmi i ndarjes së tyre vjen pas raporteve se Thompson u pa duke hyrë në një dhomë me tre gra në një festë ditëlindjeje në Bel Air dhe doli 30 minuta më vonë me një pamje të ” çrregullt”. Një ditë më parë ai ishte parë duke darkuar me Khloe-n dhe True-n.
Burimi pretendoi se Thompson qëndroi në dhomë me derën e mbyllur për të paktën 30 minuta para se të dilte.

“Kur ai hyri, këmisha e tij ishte në rregull, ndërsa kur doli këmisha e tij ishte rrëmujë, ai dukej i çrregullt,”- pretendoi burimi, duke shtuar: “Ai vazhdoi të festonte për rreth një orë tjetër dhe më pas u largua nga festa rreth orës 4 të mëngjesit me shoqëruesin e tij.”
Burimi pohoi gjithashtu se Thompson nuk humbi kohë sapo filloi të flirtonte me një nga zonjat që dyshohet se e solli në dhomën private.

Kjo nuk është hera e parë që Thompson përflitet për tradhti, pas rikthimit me Khloe-n, vitin e kaluar. Megjithatë, në prill, kur Chase pretendoi se Thompson kishte tradhtuar Kardashian me të, ai i mohoi me forcë pretendimet e modeles.
