Tea vendos të mos e bëjë publik partnerin e ri.
Tea Trifoni bëri famë që nga pjesëmarrja në “Përputhen”, ndërsa vazhdon të ketë vëmendje të publikut edhe pas largimit nga programi.
Ajo ishte e lidhur me Beart Rexhepin kur u largua nga programi, ndërsa pas pak kohe i ndanë rrugët.
Së fundi, Tea i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët edhe kësaj radhe donin të dinin detaje nga jeta private e saj.
Një ndjekës i shkruan “A nuk do ta besh publik te dashurin?, kurse ish-konkurrentja pa hezituar i thotë “Jo, jo, kurrë më”.
E gjithë kjo vjen pak kohë pasi Tea në një intervistë ka lënë të kuptohet se ka nisur një romancë të re, por nuk ka preferuar të japë detaje.