Malësor Prenkocaj është këngëtar i njohur shqiptar nga Triesh, Malësija-Mali i Zi ku edhe u rrit.
Malësori ishte një anëtar i grupit folklorik i njohur nga Triesh, i quajtur “Besa”, ai ishte i njohur si solo këngëtar dhe poashtu instrumentist që i binte Çiftelisë dhe sharkisë.
Pasioni i tij për muzikën nisi kur ai ishte fëmijë dhe sot e kësaj dite ai ende e ka pasion muzikën.
Kënga e tij e fundit ishte “Malli për ty” ku edhe rezultoi mjaft e suksesshme.
Së fundmi ajo që ka rënë në sy në një postim që ai ka bërë në llogarinë e tij në Instagram është një foto që ai ka postuar bashkë me gruan e tij, gjë që nuk e kishte bërë më parë.
