Këngëtarja dhe moderatorja nga Shqipëria, Luana Vjollca, prej disa ditësh po shijon pushimet në Turqi.
Ajo po kalon një periudhë të mirë vere pas një sërë angazhimesh në muzikë e po ashtu edhe në fushat e tjera.
Bukuroshja, e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka marrë vëmendje me disa nga imazhet e fundit që ka shpërndarë.

Ajo solli fotografi të reja në të cilat shfaqet duke luajtur golf, duke bërë kështu që të komplimentohet mjaft shumë për dukjen atraktive.

“Le të luajmë, golf”, ka shkruar ajo.
Imazhet ndërkohë për vetëm pak orë grumbulluan komente të shumta e mbi 40 mijë pëlqime.
Pushimet e Luanës vijnë menjëherë pas lansimit të këngës së re të quajtur “1 Mijë Vjet”.
