Dua Lipa po shijon prej dy vitesh historinë e dashurisë me Anwar Hadid dhe këngëtarja shqiptare nuk na i kursen asnjëherë detajet rreth lidhjes së tyre duke na ëmbëlsuar me imazhet e tyre.
Së fundmi, artistja ka publikuar në “Instastory” një foto të partnerit të saj duke fjetur ndërsa e veçanta e këtij imazhi ishte përshkrimi që Dua kishte vendosur krahas postimit, një emoj-i i flamurit shqiptar mbi kokën e Anwar për të ilustruar se ai po “ëndërron” për Shqipërinë.
Kujtojmë se me Anwar kanë kanë qenë në Kosovë në festivalin e njohur “Suuny Hill”.

Partneri i Dua Lipës, festoi para pak ditësh 22-vjetorin e lindjes. Mes mesazheve të shumta të urimit nuk mund të mungonte dhe një nga këngëtarja shqiptare i mbushur plot dashuri, Dua postoi në Instagram disa nga fotot më të bukura me Anwar dhe i bëri një dedikim romantik.