Fjolla Morina ka humbur para dy ditësh gjyshen e saj të shtrenjtë.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në “InstaStory”.
Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj disa imazhe që mesa duket i ka realizuar së fundmi më të, krahas së cilave i dedikoi dhe një mesazh mjaft emocionues.
Dhimbja është e madhe për këngëtaren, e cila para pak çastesh i kushtoi disa fjalë prekëse gjyshes së ndjerë përmes një fotoje të publikuar në Instastory.
“Do të mbaj derisa të shoh përsëri, gjyshe”, ka shkruar Fjolla krahas fotos.