Këngëtarja njihet për paraqitjet e saj në rrjete sociale.
Duke qenë se fytyrat e njohura publike janë çdoherë qendër e vëmendjes natyrisht se duhet të duken bukur për fansat dhe audiencën e gjerë.
Dhe, artistet e estradës dukjen e tyre e rregullojnë me makijazh po ashtu tashmë edhe me filtra të ndryshëm të rrjeteve sociale.

Megjithatë, ka prej këngëtareve të cilat nuk e kanë kompleks daljen pa makijazh edhe pa filtra.
E, njëra ndër to është Dafina Zeqiri e cila së fundmi ka ndarë një pamje të fytyrës së saj pa filtra por e rregulluar me makijazh.
Kujtojmë se, Dafina ka filluar mbajtjen e mbrëmjeve muzikore pas një viti nga pandemia.
