Fushata reklamuese markës Versace, për vjeshtë 2021, është e sigurt që do të ketë impact në të gjithë botën pasi është në një bashkëpunim me këngëtaren: Dua Lipa.
Në imazhet që janë publikuara, artistja fituese i çmimit Grammy ka ndryshuar look-un e saj, duke i bërë flokët e kuqe.
“Fakti që Lipa nuk kishte asnjë shqetësim në lidhje me lyerjen e flokëve për xhirimin tregon vetëbesimin”- tha Donatella Versace. "Ajo më besoi dhe nuk hezitoi aspak."
Versace u impresionua së pari nga toni i zërit të artistes, mënyra se si ajo flet. Duke e njohur, u tërhoqën edhe nga qasja e saj ndaj jetës. "Ajo nuk e ka pasur lehtë, ka luftuar për atë që ka dashur dhe për atë që ka arritur."
Gratë e forta kanë qenë gjithmonë një frymëzim për Versace dhe kësaj marke i pëlqen të bashkëpunojë me to. Gjithashtu kanë theksuar edhe impesionimi që paten nga Dua, në performancën në Brit Awards 2018, e veshur me rroba banje dhe një xhaketë xhins të stiluara nga Versace's Trésor de la Mer.
“Ajo ishte aq e sigurt në vetvete, e bukur dhe e guximshme, përcjell liri me perfomancat e saj."
"Më kujton gratë në jug të Italisë, ajo udhëheq, nuk drejtohet", tha dizajnerja, e cila vetë është një jugore, me origjinë nga Kalabria.