Ajo magjepsësi me paraqitjen e fundit.
Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare me famë ndërkombëtare.
Ajo është aktive me projekte të reja muzikore ku edhe së fundmi ka lansuar në treg albumin e saj me titull “Better Mistakes”.
Ajo së fundi publikoi disa imazhe në profilin e Instagramit dhe siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo ndërsa dukej mahnitëse me ndryshimin e stilit të flokëve.
Bebe ka vendosur të ndryshojë stilin e flokëve nga krejtësisht të bardha duke shtuar fije të zeza të cilat e bëjnë të ngjajë si Christina Aguilera e viteve 2002.
Grimi interesant dhe mjaft i veçantë e bën atë të duket edhe më joshëse teksa pozon për kamerën. Bebe për momentin po shijon suksesin e projekteve muzikore teksa po përgatitet për më shumë prurje të reja muzikore.