Që kur zbuloi se është në pritje të ëmbël, Orinda Huta është treguar aktive në rrjete sociale, duke na treguar shumë mbi shtatzënë, që nga barku i rrumbullakosur e deri tek nepset.
Së fundmi moderatorja ka realizuar edhe një set fotografik, e veshur vetëm me një këmishë xhinsi teksa pozon para aparatit.
Të gjitha “adete”, Orinda i ka kryer përveç dyve: Moderatorja nuk ka bërë asnjë party, as për zbulimin e gjinisë së bebit dhe as baby shoëer ku mblidhen miqtë e të afërmit.
Ndoshta baby shower ka vendosur të mos bëjë për të zbatuar rregullat anti-covid që nuk lejojnë grumbullimet e shumë njerëzve ndërsa që do bëhet me vajzë Orinda e zbuloi që në ditët e para kur dha lajmin e ëmbël e me siguri nuk e sheh të arsyeshme të bëjë party edhe për zbulimin e gjinisë.