Chiara Ferragni nga mëngjesi në darkë na tregon gjithçka mbi jetën e saj e të familjës së saj. Si u zgjua, ç’po ha, ku po shkon, si është veshur e kë po takon. Fundja në këtë mënyrë ka arritur të jetë influencuesja më e pasur në Itali.
E nëse mendonit se i keni parë të gjitha nga Chiara prisni se ka akoma.
Blogerja ka dalë sot lakuriq në postimin e fundit, në foton e shkrepur me siguri nga bashkëshorti.
Chiara shfaqet duke bërë një dush teksa është fotografuar siç e ka bërë nëna natyrë. Sigurisht për të mbuluar pjesët intime, ajo ka vendosur një emoji pjeshke, por kjo nuk i ka penguar komentet kritikuese të tipit: “Po ti je mami, çfarë je duke bërë?”
Ndërkohë shumë ndjekës kanë komentuar se Chiara ndihet e rrezikuar nga Khaby i cili i ka marrë vendin e parë në Instagram dhe tani ajo po mundohet të përdorë çdo “armë”, qoftë edhe duke dalë nudo.