Motra e Britney Spears, Jamie Lynn, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë pas rrëfimit prekës të këngëtares.
Në disa video të publikuara në Instagram, aktorja 30-vjeçare shprehet se ajo nuk ka folur pasi i takonte Britney-t të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj, raporton “People”.
“Arsyeja e vetme pse nuk kam folur më parë, është sepse mendoja se nuk më takonte mua kjo gjë për sa kohë motra ime është e aftë të flasë vetë dhe të thotë atë që ndjen publikisht.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/29/auto_britney-spears-61624955320.jpg)
Tashmë që ajo ka folur dhe ka thënë hapur ato që kishte nevojë të thoshte, mendoj se mund të ndjek rrugën e saj dhe të them çfarë duhet të them”,- është shprehur aktorja.
Ajo vazhdon duke thënë se e ka dashur dhe mbështetur Britney-n që nga dita kur ka lindur.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/29/auto_britney-spears-131624955327.jpg)
“Unë nuk kam asgjë për të fituar ose humbur. Kjo situatë nuk më prek mua në asnjë mënyrë, sepse unë jam vetëm motra e saj që shqetësohet për lumturinë e saj.
Kam bërë një zgjedhje shumë të vetëdijshme që të përfshihem në jetën e saj vetëm si motra, si një teze për djemtë e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/29/auto_britney-spears-11624955324.png)
Ndoshta nuk e kam mbështetur ashtu siç do të donte publiku me një hashtag në një platformë publike, por ju siguroj se e kam mbështetur motrën time para se të kishte një hashtag dhe do e mbështesë edhe më vonë”,- përfundoi Jamie.