Ajo po përgatitet për publikimin e këngës së saj më të re ‘You For Me’ më 2 korrik.
Ndërkohë, Rita Ora u pa duke vizituar palestrën në Hollywood të mërkurën, pasi ajo po kalon kohën në SHBA.
Këngëtarja, shfaqi barkun e tonifikuar në një set palestre ngjyrë vjollce ndërsa dilte nga palestra ‘DogPound’.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/01/auto_r41625124779.jpg)
Rita veshi një bluzë me një palë dollakë që përputheshin teksa kombinoi dukjen e saj sportive me një palë çorape të bardha dhe atlete.
Artistja doli pa makijazh për në palestër derisa flokët e saj bjondë nga fytyra e saj i la të kapura prapa kokës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/01/auto_r1625124783.jpg)
Prodhuesi i hitit “Anywhere” siguroi që të qëndronte e hidratuar gjatë seancës rraskapitëse duke marrë me vete një shishe ujë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/01/auto_unnamed_11625124844.jpg)
Kjo dalje vjen pasi Rita ndau selfie në mediat sociale të enjten gjatë pushimit të saj në Los Angeles ndërsa priste publikimin e këngës me Sigala.