Melisa Lleshi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit të cilët janë kuriozë të dinë më shumë detaje rreth marrëdhënies së saj me Andin dhe me ish konkurrentë dhe ish konkurrente të Përputhen.
Ndjekësit kanë vënë re që Ana dhe Melisa nuk dalin më sin ë fillim dhe I drejtojnë pyetjen a flet me ish konkurrenten.
Melisa ka treguar se flet me Anën por së fundi ajo nuk po e telefonon.
Videon, Ana e ka publikuar në rrjetet sociale dhe krahas shkruan: Mashtruese, kush nuk të telefonon ty. Popull I dashur faleminderit që më kujtoni se Melisa Lleshi më ka harruar”, dhe e shoqëron postimin me disa emoji duke qeshur me lot.
Thuajse të njëjtin mendim ka edhe për Jasminën.
“I bëj thirrje Jasmin Kadriut të m’i bjerë telefonit se nuk kam më ndërmend ta marr në telefon, sepse kurrë nuk më merr. Me Jasminën jemi akoma shoqe por nuk do ta takoj derisa të më marrë në telefon”, shprehet Melisa në video. Ndërkohë Jasmin shkruan: “Dikush do më bëj prit. Të dua.”