Zendaya dhe Tom Holland janë kapur mat së bashku duke konfirmuar kështu thashethemet që kanë qarkulluar se kanë nisur një romancë.
Dyshja e famshme u fotografuan duke u puthur në makinë në Los Angeles të enjten.
Thashethemet për një lidhje kanë nisur që kur dyshja luajti në “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2017.
Megjithëse asokohe e mohuan, një burim tha për revistën “People”, tha se ishin në të vërtetë së bashku por zgjodhën ta mbanin private lidhjen.
Holland dhe Zendaya tani janë duke pritur filmin e ri ‘Spider-Man: No way Home’, i cili thuhet se do të dalë në kinema më 17 dhjetor 2021.
