S’ka më dyshime! Aktorja dhe prezantuesi janë bashkë dhe këto foto e vërtetojnë

Bota e Yjeve

S’ka më dyshime! Aktorja dhe prezantuesi janë bashkë dhe këto foto e vërtetojnë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 06:20
Renée Zellweger

Renée Zellweger dhe Ant Anstead janë zyrtarisht çifti më i ri i famshëm. Ata janë fotografuar së bashku për herë të parë, teksa pushonin në shtëpinë e re të Anstead në Laguna Beach, Kaliforni.

Lajmi se Zellweger dhe Anstead ishin bashkë u publikua për herë të parë më 24 qershor - vetëm disa ditë pasi në media u njoftua se ai kishte finalizuar divorcin me yllin e "Flip or Flop", Christina Haack.

Dyshja thuhet se u takua ndërsa aktorja ishte duke filmuar një episod të serialit të ardhshëm të Anstead, "Celebrity IOU Joyride", sipas TMZ.

Ata u lidhën muajin e kaluar, por nuk ishin fotografuar asnjëherë bashkë.

Lidhja e fundit e Zellweger ishte me kitaristin e rokut, Doyle Bramhall II, me të cilin doli nga viti 2012 deri në 2019-ën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat