Ditët e qëndrimit të Harry-t në Mbretërinë e Bashkuar mbaruan.
Princi është nisur me urgjencë në Kaliforni. Vetëm pak orë para zbulimit të statujës së princeshës Diana, Harry mori lajmin se xhaxhai i Meghan ka ndërruar jetë.
Pas ceremonisë së statujës, Harry është nisur për në Kaliforni për t’i qëndruar pranë Meghanit.
Xhaxhai i Meghanit, Michael Markle u nda nga jeta nga sëmundja e Parkinsonit në moshën 82-vjeçare.
Sipas Daily Mail Michael nuk e ka takuar asnjëherë Harryn, por ishte shumë i lumtur për lidhjen e Meghanit me princin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/05/auto_meghan-and-harry-trademark-600x4001625463552.jpg)