Jennifer Lopez është e lumtur me Ben Affleck dhe dëshiron që të gjithë ta dinë.
Këngëtarja foli për jetën e saj private në një intervistë me Zane Lowe, ku pranoi se po kalon “periudhën më të mirë të jetës së saj”.
“Unë jam mirë, e dua jetën që po bëj. E dua këtë që po bëj, e dua personin në të cilin vazhdimisht po evoluoj dhe po bëhem”, vazhdoi JLo.
Më pas shtoi: “Ky lloj gëzimi, kjo lloj lumturie apo dashurie gjithmonë më frymëzon. Unë kurrë nuk kam qenë më mirë dhe dua që njerëzit që të cilët kujdesen për mua, ta dinë këtë. Jam në një moment të jetës sime ku ndihem mirë. Dua që të gjithë ta dinë se kjo është periudha më e mirë e jetës sime.”
Komentet e Jennifer Lopez vijnë pasi ajo u ribashkua me ish të fejuarin Ben Affleck vetëm pak kohë pasi i dha fund fejesës së saj me legjendën e bejsbollit Alex Rodriguez.
Gjatë muajve të fundit, Jen dhe Ben janë fotografuar shumë herë së bashku. Së fundmi u panë duke ecur të përqafuar gjatë një udhëtimi në Hamptons.