Luana Vjollca i surprizoi dje të gjithë teksa lançoi koleksionin e saj të kapeleve dhe çantave të plazhit në bashkëpunim me “IXI Store”, “The Royal Jungle” (Xhungla Mbretërore).
Ndërkohë që kategoria e parë “Wild Nature” (Natyra e Egër) u prit mjaft mirë nga fansat e personazhe të njohur të showbizit duke shënuar një tjetër sukses të autores dhe moderatores së “Shiko kush LUAN” dhe “Take Me Out Albania”, prezantuesja bukuroshe na tregoi sot se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, madje është thjesht fillimi. Ylli i ekranit ka prezantuar sot kategorinë e dytë të koleksionit “Female Power” (Fuqia e Femrës) dhe mund të themi se është po aq mahnitës sa “Wild Nature”.
“Për ju që keni zemër luani”, shkruan Luana teksa ka postuar disa foto nga koleksioni i çantave dhe kapeleve, të cilat kanë si element unik pikturimin me dorë.
Kujtojmë se përveç suksesit të koleksionit të saj të ri, këngëtarja nënshkroi këtë verë kontratë me një nga kompanitë më të mëdha muzikore në botë “Sony Music”, u bë imazh i firmës italiane “Collini” dhe lançoi çantat “THE MUREX QUEEN”.