Përgjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump arriti të kthehej në një ikonë stili dhe të admirohej aq shumë për kombinimet e saj.
Padyshim, ish Zonja e Parë ka pasur këshilltarë mjaft të mirë në këtë drejtim, të cilët janë kujdesur në cdo moment për imazhin e saj.
Megjithatë, edhe tani pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melania sërish i bën kokat të kthehen.
Ajo u fotografua në Nju Jork e veshur me pantallona, bluzë e këpucë të bardhë të bardha dhe një xhaketë elegante bezhë.
Zonja Trump dukej shumë rehat me sheshkat 645 dollarëshe Louboutin, por që nuk ishin gjëja më e shtrenjtë e veshjes së saj, sepse vetëm canta e dorës Hermes Kelly kushton 26,250 dollarë!
