Britney Spears ka postuar në rrjete sociale një foto të saj nudo, që i ka bërë fansat të dyshojnë nëse është apo jo ajo në të vërtetë. Shumë fansa të këngëtares janë të bindur se fotografia nuk është e saj ose dikush ka ndërhyrë me photoshop.
Ndjekësit kanë vënë re se në shpinën e artistes mungojnë disa tatuazhe dhe për këtë arsye nuk janë të sigurt nëse është ajo. Ata shprehen se të pakën tatuazhi në qafën e saj duhej të ishte i dukshëm në foto.
“Ku është tatuazhi i saj në qafë? Kjo nuk duket si Britney”, ka pyetur dikush.
“Ne dimë që nuk je ti kjo”, shkroi një tjetër.
“Të gjithë e dini që kjo nuk është Britney”, komentoi një tjetër ndjekës.
Edhe më herët fansat e Britney-t kanë dyshuar se ajo nuk e menaxhon vetë faqen e Instagram-it.