Këngëtarja Katy Perry është duke lëvizur nëpër Evropë së bashku me të fejuarin Orlando Bloom dhe vajzën e tyre.
Megjithatë, Perry kaloi kohë kualitative me vajzën e saj Daisy Dove derisa doli bashkë me të për shopping në Paris.
Duke u kujdesur për vajzën e saj, 36 vjeçarja dukej ‘nëna perfekte’ derisa po shëtiste bashkë me të në Saint-Germain-des-Prés gjatë të mërkurës.
Këngëtarja amerikane dukej mrekullueshëm, me një fustan të gjatësisë së mesme me material prej xhinseve të cilin e kishte kombinuar me këpucë ngjyrë kafe e çantë të thjeshtë, derisa hynte në dyqanet e markave të njohura të modës.
Bloom është parë jashtë dyqaneve të rrobave me një veshje krejt sportive – xhinse e bluzë.
Perry dhe Bloom nisën lidhjen në vitin 2016 dhe pas një viti u ndanë, por u ribashkuan në muajin shkurt të vitit 2018.