Yllka Kuqi është njëra ndër këngëtaret më të spikatura në vend, kjo për shkak stilit të saj, muzikës që ka bërë ndër vite, e shumëçka tjetër.
Yllka bashkë me bashkëshortin e saj u bënë prindër për herë të parë të një vajze që kanë vendosur ta quajnë Luiza.
Ndërkaq kujtojmë se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë një lidhje shumëvjeçare, plotë 20 vite.
Kjo nuk e ka penguar asnjëherë që ajo të jetë aktive dhe të sjellë projekte të reja çdo herë.
Së fundmi këngëtarja ka qëndruar më në hije sa i përket muzikës sepse iu është përkushtuar më shumë familjes së saj.
Yllka karakterizohet për stilin e saj unik duke u dukur kështu shumë elegante në çdo paraqitje që ajo bënë.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo që ka rënë në sy janë disa foto që ajo ka postuar duke pozuar me një fustan ngjyrë ari i tëri me xixa dhe shumë glamuroz, i dizajnuar nga stilisti i njohur që tashmë këngëtarja bashkëpunon ndër vite, Valdrin Sahiti.