Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, Marina Fara, para gati gjashtë muajsh më parë bëri publike lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin e një rrjeti restorantesh dhe hotelesh nga Shkodra, Alis Hysa.
E ndërkohë që në fillim të këtij viti u mësua se çifti ishin fejuar zyrtarisht, miqtë flasin se çifti mund të jenë ndarë.
Për ta festuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre ata udhëtuan drejt Dubait, por tashmë duket se marrëdhënia mes tyre është ftohur.
Marina ndau momente me ndjekësit në rrjetet sociale në muajin janar, teksa shijonte rrezet e diellit në plazhet e Dubait.
Ajo shoqërohej në pushime nga biznesmeni, me të cilin publikoi edhe një foto në “Instagram”, ku dukeshin të lumtur në krah të njëri-tjetrit. Por duket se bashkë me muajin e mjaltit, fejesa e miratuar nga nëna e saj, Eli Fara, hyri në k rizë.
Marina Fara bëri publike lidhjen me djalin simpatik, Alis Hysa, rreth 40 vjeç, disa muaj më parë teksa postoi një imazh të parë me partnerin në makinë, foto që tashmë e ka fshirë.