Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë vendosur të bëjnë dasmë pas 17 vitesh bashkë e të pandarë.
Lajmin e bën të ditur vetë Rezarta me një postim ku tregon disa pako me fjongo dhe shkruan se po ndjen që tani emocionet e dasmës, e cila do të mbahet në 12 korrik, pra shumë shpejt.
“Dita jonë”-shkruan Rezarta duke na zbuluar jo vetëm datën, por edhe një detaj tjetër.
Në këmishën e Ermalit janë qendisur inicialet e tij “E.H”.
“Të dua përgjithmonë”-i thotë Rezarta bashkëshortit, teksa po përgatiten për ditën e madhe.
Dasma e Rezartës pritet të mbledhë shumë personazhe të njohur të ekranit e sigurisht do ketë një vëmendje të madhe në rrjete sociale.