Vëmendja e të gjithë botës do të jetë e drejtuar sonte te stadiumi “Wembley”, aty ku do të zhvillohet finalja e Kampionatit Evropian Euro 2020.
Trofeu i më të mirit të Evropës në futboll do të diskutohet ndërmjet Anglisë dhe Italisë, dy skuadra shumë të fuqishme dhe të përgatitura maksimalisht për këtë ndeshje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/11/auto_41637718-9460717-image-a-20_16182039088311626023330.jpg)
Tashmë figura të njohur nga bota e sportit dhe jo vetëm i kanë shpalosur preferencat e tyre dhe se këtë mes është fituar edhe këngëtarja me famë botëror Rita Ora.
Pak orë para ndeshjes, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me fanellën e cila mban flamurin e Anglisë duke treguar kështu se do ta mbështes këtë kombëtare në ndeshjen e stome.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/11/auto_f9d530a0-e0f1-11ea-9ffb-f17124b335a91626023332.jpg)
Në mbishkrimin e saj, Ora ka shkruar:
“Po vjen në shtëpi” që është edhe slogani kryesor i tifozëve të Anglisë në këtë kampionat evropian duke pretenduar se titulli i kampionit do t’i takojë Anglisë.