Shumë javë pasi e kishte paralajmëruar publikimin e saj, Enca lançoi para disa ditësh këngën më të re “Rakia”. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.
Ata kanë vazhduar të ruajnë miqësinë me njëri-tjetrin përtej bashkëpunimit për këngën. Madje Bearti ka konsideratat më të larta për Encën si njeri. Gjatë një interviste virtuale, dikush nga ndjekësit e ka pyetur ish-konkurrentin e “Për’puthen”:
“Si është Enca ku e njeh nga afër?”.
“Njeriu më pozitiv, ajo të bën të ndihesh komod, ka disa fjalime të mrekullueshme motivuese për jetën, është shumë e zgjuar dhe është shumë e ëmbël si një beb…”, është përgjigjur Bearti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/13/auto_216948689_322624302866792_6615482035859965264_n1626213353.jpg)
Enca dhe Bearti janë takuar disa herë bashkë në kryeqytetin shqiptar. Para disa ditësh Enca publikoi një video teksa shihet duke udhëtuar me makinë me Beartin.
“Ç’është ky djalë seksi” – dëgjohej duke thënë Enca nga makina për Beartin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/13/auto_214982421_868829473745288_106141675165795777_n-300x5351626213353.jpg)