Tuna feston sot ditëlindjen dhe ndryshe nga çdo herë tjetër kjo ditë ka kaluar në heshtje për të. Para disa orësh ajo ndau në rrjete sociale foton e një pjate me tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen”, por shumë pak e kuptuan se bëhej fjalë për ditëlindjen e saj. Po ashtu më vonë, Tuna publikoi një foto me dy djemtë e saj në Instgaram pa asnjë lloj mbishkrimi.
Megjithatë përmes saj ajo lë të kuptohet se këtë vit ndihet më e lumtur se kurrë e përmbushur plotësisht si nënë e dy fëmijëve.
Ndërkohë, urimin e parë publik për ditëlindjen e saj, Tuna e ka marrë nga Dafina Zeqiri. Kjo e fundit ka publikuar foton e Tunës me djemtë dhe në kokë i ka vendosur një kurorë ku shkruhet: “Jeta është e mirë”.
“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkruan Dafina përkrah fotos së Tunës.