Modelen Arbenita Ismajlin jemi mësuar ta shohim gjithmonë në superformë.
Edhe pse solli në jetë një vajzë disa muaj më parë, ajo i ka rikthyer shumë shpejt format trupore dhe është mjaft elegante.
Por trupi i saj nuk është perfekt, dhe ka qenë vetë modelja që ka zbuluar defektet.

Arbenita Ismajli publikoi disa foto e veshur me një bluze me dekolte të hapur ku tregonte pa problem strijat në gjoksin e saj.


