Jona Spahiu është kujdesur vazhdimisht për trupin dhe sot ka linja totalisht perfekte. Edhe pas lindjes së djalit, Raidenit, ajo erdhi në formë shumë shpejt dhe kjo falë stërvitjes në palestër. Por përtej stërvitjes, Jona tregon shumë kujdes edhe me ushqimin.
Përmes postimeve në rrjete sociale, ajo ka treguar se kujdeset që gjithmonë të ushqehet shëndetshëm dhe të përzgjedh më të mirat për veten e familjen. Por si ja bën ajo kur tundohet për të konsumuar një ushqim më tepër, apo kur e merr uria papritur?
Gjatë një bisede virtuale, Jona ka treguar se si ja bën në këto raste për të mos u tunduar dhe për të mbajtjr trupin në formë.
“Si ja bën për të kontrolluar urinë e tepërt, ndonjë këshillë për humbjen në peshë?“, e ka pyetur dikush dhe Jona menjëherë ka treguar se çfarë bën ajo zakonisht gjatë një dite.