Ylli televiziv, Kim Kardashian ka nxitur dyshimet se ka filluar një romancë të re.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians, ka qenë beqare që kur filloi procedurat për divorc me Kanye West, në shkurt të këtij viti, mirëpo së fundmi ajo la të kuptohet se në jetën e saj tashmë mund të jetë një burrë.
Thashethemet për këtë romancë tani janë të përhapura pasi 40 vjeçarja ngacmoi fansat e saj me një mbishkrim misterioz në Instagram, shkruan Mirror.
Këtë ajo e bëri shoqëruar me një fotografi në të cilën dukej mahnitëse.
“Ti e nxjerr më të mirën tek unë”, ishte mbishkrimi i yllit televiziv.
Kjo vjen pasi raportimet pretenduan se Kim Kardashian po ndiqej nga emra të mëdhenj të Hollyëoodit, pas ndarjes së saj me Kanyen.