Sa herë që publikon fotografi të reja në profilin e saj në Instagram, Oriola Marashi tërheq vëmendjen e fansave dhe të faqeve rozë.
Shqiptarja e bukur që ndërton famë ndërkombëtare numëron më shumë se 555 mijë ndjekës në këtë rrjet social, të cilët kujdesen që t’i shohin të gjitha postime e saj.
Në disa poza të reja, Oriola ka mrekulluar me një fustan që ia thekson në tërësi figurën mahnitëse trupore.

Ditë më parë, ajo publikoi të tjera fotografi, e veshur me një fustan të kaltër që ekspozonte linjat e mrekullueshme të bukuroshes.
Modelja shqiptare ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta për dukjen e saj duke përfshirë edhe personalitete të njohura të skenës sonë.


