Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pas angazhimeve të shumta, më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të fundit, të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Rexha tregoi se është duke shijuar lundrimin në det në një jaht luksoz me të dashurin e saj, regjisorin Keyan Safyari.
Ndër të tjerash, ajo publikoi edhe një fotografi, ku shfaqej duke marrë një përqafim të ngrohtë nga regjisori, me të cilin është në lidhje tash e një vit.
Së fundmi, shqiptarja publikoi edhe klipin e bashkëpunim me DJ Topic, të titulluar “Chain my heart”