Ish-truproja i ikonës së popit. Britney Spears, ka folur rreth asaj se si këngëtarja kontrollohet nga babai i saj.
Fernando Flores detajoi se si asaj i jepet një koktej javor me ilaçe të fuqishme dhe si “shkatërrohej” nga babai i saj.
Flores tha: “Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, shkruan The Sun.

Ai vazhdoi duke thënë se si babai i Britney, Jamie e telefononte atë shumë herë në ditë për të parë se çfarë situate ishte dhe duhej të kërkonte lejen e tij për çdo gjë që ajo donte të bënte.
Ai më tej tha se Britney kaloi shumicën e kohës së saj duke punuar ose duke parë televizion dhe se ajo nuk u lejua as të dilte vetë.

