Së fundmi një unazë me gurë diamanti është parë në gishtin tipik të martesës së Britney Spears, në mes të betejës së saj të vazhdueshme kundër babait Jamie Spears.
Në dëshminë e saj muajin e kaluar, Britney pretendoi se baba i saj e ka ndaluar atë të martohet me partnerin Sam Asghari, me të cilin ajo është lidhur që nga viti 2016, dhe gjithashtu sipas saj, e ka të ndaluar të ketë një fëmijë me të.
Ylli i muzikës, pretendoi se si babai i saj e ka kontrolluar çdo aspekt të jetës së saj, duke e detyruar atë të marri kontrollues lindjesh për të parandaluar që të ketë një fëmijë.
Të dielën, këngëtarja 39-vjeçare u fotografua duke marrë kafe nga Starbucks, ku u dallua dhe unaza në gishtin e saj.
Të gjithë janë duke menduar se çifti ka hedhur një tjetër hap në marrëdhënien e tyre.
