Rita ka treguar gjithmonë se e pëlqen shumë ushqimin tradicional shqiptar.
Së fundmi ajo mesa duket ka kërkuar që ta shijojë edhe në Los Angeles.
Ka qenë nëna e saj Vera Ora e cila ka publikuar disa pamje që i shoqëron me një mbishkrim, duke theksuar se Rita i ka kërkuar recetën e specave më gjizë.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi nëna e këngëtares në mbishkrimin e videos.
Prindërit e këngëtares shqiptare Rita Ora, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë bërë ndalesën e radhës në Ulqin pas pushimeve në jugun shqiptar.
