Ish-truproja e yllit të POP-it, Britney Spears ka zbuluar detaje tronditëse nga koha kur këngëtarja kaloi një periudhë depresioni dhe ishte nën kujdestarinë e të atit.
Fernando Flores në një intervistë për “The Sun” thotë se një herë në javë, Spears merrte “koktej” me medikamente dhe drogëra të fuqishme. Ai zbulon se si babai i këngëtares e kontrollonte atë dhe të gjithë jetën rreth saj.
“Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/22/auto_britney-spears-21626927862.jpg)
Çdokush që hynte në shtëpinë e Britneyt duhej të kontrollohej, ndërsa çdo telefonatë që bënte këngëtarja përgjohej.
Ish-truproja vijoi duke thënë se babai i këngëtares, Jamie e telefononte atë disa herë në ditë. Sipas tij, babai donte të dinte se në çfarë situate ishte. Gjithashtu Britney-t i duhej që të merrte leje nga babai për çdo gjë që donte të bënte.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/22/auto_britney-spears-31626927865.jpg)
Ai më tej tha se Britney shpenzonte shumicën e kohës së saj duke u stërvitur ose duke parë televizior dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/22/auto_britney-spears-111626927867.jpg)
Spears u vu nën një kujdestari ligjore në 2008 pasi kaloi një situatë depresante dhe tani është mbyllur në një betejë gjyqësore për të fituar lirinë e saj prej babait.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/22/auto_britney-spears1626927869.jpg)