Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Yll Limani, është vaksinuar kundër virusit COVID-19.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq momentin e marrjes së vaksinës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
I njëjti në mbishkrimin e fotografisë ka përçuar mesazhin se secili duhet të shkojë për ta marrë atë.

“Shko dhe vaksinohu”, shkroi këngëtari i njohur në mbishkrimin e imazhit të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Ylli ndërkohë është duke shijuar një verë të mbushur me koncerte, që kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për lejimin e organizimit të tyre.

Ai gjithashtu ka qenë mjaft aktiv edhe në aspektin e prurjeve të reja muzikore.
Së fundmi, këngëtari nga Prishtina solli dy bashkëpunim me Elvanën “E di” dhe “Marre” të ndërthurura në një projekt të vetëm.