Thjesht, por bukur: Vanessa Hudgens shkëlqeu në festivalin Italian të filmit në Santa Margherita di Pula, ku u shfaq me një kostum të bardhe linoje.
Me xhaketën e shkurtër me dy kopsa dhe pantallonat me një prerje të lehtë flamur poshtë, aktorja dukej mjaft elegante.
Veshjen e kishte kompletuar me një varëse me perla dhe një cantë të vogël e të bukur ngjyrë bezhë.
Në festival merrnin pjesë edhe emra të tjerë të njohur të botës së filmit si Heather Graham, Elizabeth Olsen e Harvey Keitel.
Graham ka preferuar një fustan me pika dhe kopsa përpara, e po kaq thjesht u shfaq dhe Olsen, me veshjen e saj mjaft sportive.