Moderatorja e dashur e ekranit, Ori Nebiaj, është vajza e ditëlindjes e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e kaluar.
Ori ka mbledhur miqtë e saj më të mirë buzë detit teksa ka organizuar një super festë dhe e kanë pritur së bashku ditëlindjen.
Mes tyre ishin të ftuar personazhe të njohur të showbiz-it, që kanë krijuar raporte të mira me Orin.
Miqtë në Instagram nuk i kursyen pamjet nga festa e çmendur e moderatores, që e shijoi në maksimum çdo moment.
Ata festuan së bashku deri në orët e para të mëngjesit dhe shijuan një spektakël fishekzjarresh, dedikuar Orit.
