E njohur për figurën mbresëlënëse trupore, Ana Kabashi guxon të provojë secilën veshje.
Kësaj radhe këngëtarja vjen me një fustan të shkurtër, të hapur në pjesën e dekoltesë dhe të shndritshëm.
Ajo ka pozuar para një veture luksoze, ndërkohë që ka mahnitur me dukjen e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/24/auto_0551627141048.jpg)
Në përshkrim, këngëtarja ka shkruar me shaka se “Beyonce ka kërkuar t’ia kthejnë fustanin”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/24/auto_0561627141051.jpg)
Ana vazhdon të jetë aktive në profilin e saj në Instagram, ku tërheq vëmendje me pozat që vënë në plan të parë linjat e admiruara trupore.