Rina Balaj ka realizuar një set të ri fotografish, ndërsa disa prej imazheve i ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Këngëtarja ja pozuar para fotografit Teo Cubela, ndërsa me pozat e realizuara ngacmon imagjinatën.
Ajo është paraqitur me veshje të ndryshme që zbulojnë pjesë të fizikut të saj me theks në pjesën e pasme.

Sa i përket materialeve muzikore, Rina ka qenë aktive gjatë kësaj periudhe duke publikuar këngë të reja.

“Cali” është kënga më e re e saj, të cilën e publikoi me videoklip para gjashtë ditësh dhe ka kaluar mbi 1.2 milionë shikime në YouTube.