Fifi ka marrë sonte vëmendje.
Këngëtarja nga Kosova e cila kohët e fundit po qëndron dhe vepron më shumë në Tiranë ka sjellë tri poza të veçanta.
Veshur me një fustan të kuq të hapur tek këmbët ajo nuk shpëtoi pa vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të saj.
Ndërkohë që ajo mori shumë komplimente për dukjen e saj të mahnitshme sonte.
Fifi pëlqehet shumë edhe për shkak të karakteri të fortë që ka të cilin e ka shpalosë shpesh në intervista e pyetësorë në instagram.
Rikujtojmë se këngëtarja është një nga ato femrat e shoubizit që lidhjet e dashurisë nuk i ecin dhe mirë.
Ndërkohë që kënga “Maniak i dhimbjes” ka arrit shifrën 12 milion klikime në youtube.